Ylli & Bajram Ismaili

Ylli dhe Bajram Ismaili janë dy artistë nga Struga të muzikës popullore shumë preferuar nga shqiptarët e Diasporës.

Biografia

Ylli & Bajram Ismaili janë nga Stuga. Aktualisht dy artistët jetojnë në Zvicër ku gjithashtu ushtrojnë aktivitetin e tyre në muzikë me mbremje live.

Karriera e tyre ka nisur herët dhe aktualisht numërojnë 20 vite në muzikë të përqëndruar kryesisht në muzikën live me evente familjare dhe mbrëmje festive.

Diskografia

Përgjatë karrierës së tyre ata kanë sjellë disa projekte muzikore të publikuara me videoklipe si:

“Kolazh dasme” / “Kolazh jugu” / “Bandille” / “Sy zeza” / “Ylli i Diasporës” / “Do marr çiften” / “Ndalu pak” / “Struga ime” / “Gurbeti”

     

Së shpejti ata do të sjellin dhe projektin e tyre të ri, i cili do të publikohet me videoklip.

Disa nga projektet e Ylli dhe Bajram Ismaili i ndiqni në Melody TV.

Projekti i tyre më i fundit është “Kolazh Dasme”