Xhavit Dedej

Xhavit Dedej është një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme.

Biografia

Xhavit Dedej është i lindur dhe i rritur në Shijak, Durrës dhe zhanri i muzikës që ai këndon është popullore e Shqipërisë së mesme. Ai është ndër më të famshmit dhe ndër më të kërkuarit nga publiku i shqipërisë së mesme. Ai ka shumë vite që merret me muzikë dhe rrënjët e tij janë shumë të forta ku preferohet nnga publiku si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Diskografia

Ai ka një repertor të gjërë dhe ka sjellë shumë këngë me videoklipe vetëm apo me bashkëpunim me artistë të tjerë shumë të njohur. Projektet e tij janë:

“Mori Goca Gjithe Sa Jini” / “Faj Apo Gabim” / “Bobi” / “S’jam Harom” / “Ç’desha që kalova nga Shijaku” / “O Tironca Mashalla” / “Si t’ja bëjë ky robi i shkretë” / “Xhymertat” / “Vishe çun këmishen” /  “Bardh e Zi” / “Unë me Ty” / “Të kam zemër” / “Gocat” / “Sonte” / “Diaspora” / “Ujeë se plasa” / “Veja zjarrin çuno i ri”.

Së fundmi ai ka publikuar këngën “Dashni” të cilën e ndiqni në Melody TV