Vida Kunora

Vida Kunora, bilbili i muzikës së veriut. Një artiste e kompeltuar e cila jo vetëm këndon por është edhe kantautore e tekstshkruese e njohur. Ajo është një ndër këngëtaret më të klikuara të muzikës e cila përpos këngëve me videoklipe numëron edhe 5 albume deri më tani.

Biografia

Vida ka kryer studimet e larta në Institutin e larte Pedagogjik “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Gjatë karrierës së saj muzikore ajo ka realizuar shumë projekte muzikore, ndër të cilat edhe bashkëpunime me artistët më të njohur të skenave shqiptare. Ajo është një nga artistet më të kërkuara në koncerte jashtë vendit sidomos në Amerikë dhe Kanada, pa lënë pas edhe Europën. Hitet e saj këndohen në evente familjare dhe fansat mirëpresin me shumë dashuri çdo projekt të saj.

Diskografia

Ajo ka publikuar projektin e saj të pare me video në vitin 2007 me titull “Mos Të Gënjejë Mendja” dhe nga ky moment nuk i ka ndalur më projektet. Disa nga këngët e saj më të njohura janë: “Ne Tru Me Je Fiksu”, “Ka Ra Dielli, Ka Ra Hana”, “Hidhet Vallja Kuq E Zi”, “Moj Soinike, Simpatike”, “K’tu I Thone Malesia E Madhe” etj. Gjithashtu disa nga bashkëpunimet e saj janë: “Moj Belholla Shtatselvi” dhe “VeÇ Un E Ti”me Istref Zaraj, “Jare Katunare”, “Po çuditna Me Kta Fmi” dhe “Prek Cali” me Anjeza Ndoj, “Ah Moj Gru Moj Gruja Jeme” me Arben Gjeloshi , “Dasma Shqiptare” me Pellumb Vrinca, “Ky Kurbeti Fort I Rande” me Bledar Kaca.

Projekti i saj më i fundit është një këngë shperthyese e cila të bën të kërcesh dhe titullohet “Me zemer”