Tuna

Biografia

Tuna, emri i vërtetë i së cilës është Altuna Sejdiu, ka nisur të merret me muzikë që në moshën 15-vjeçare. Vajza nga Shkupi, e njohur për mbarë publikun shqiptar si Tuna prej kohësh kishte krijuar imazhin skenik të vajzës capkëne. Kështu ajo e bindur që zotron mjaftueshëm zë skenik dhe premisat e kërkuara për të bërë një artiste të kompletuar, i bindi edhe fansat e saj që Tuna është mjaft kreative dhe e suksesshme. Tematika e këngëve të saj, jeta private, lidhjet, martesa, divorci, ndarja, lidhjet e reja, bashkëpunimet, rivaliteti me koleget janë disa nga temat të cilat prej vitesh i japin Tunës epitetin e këngëtarës më të përfolur të estrades shqiptare. Por a ka qenë Tuna gjithmonë e tillë? Po, nëse kthehemi në retrospektivë, tek paraqitjet e saj të para, videoklipet, përkundër disa ndryshimeve si në dukje si në jetën e saj ajo në thelb ka mbetur e njejta, po kaq e përfolur dhe aktuale.

Ajo me këngët e saj ritmike është bërë shumë shpejt e pëlqyer në Kosovë, Maqedoni dhe ne Shqipëri. Joshëse edhe pse servir performancën e një vajze të fortë, Tuna ka krijuar imazhin skenik të vajzës çapkëne. U bë e njohur me këngën “Machomen” me të cilën u shpall fituese e festivalit “Nota-fest” në Shkup. Eshte bija e sportistit të njohur në historinë shqiptare, Shaban Sejdiut nga fshati Bllac i Shkupit.

 

Diskografia

“Te Jetojme”/”Ciao Machoman!”/”Piroman”/”Tuna”/”S’ka Me Diktature”/”Testament”/”Psikologet”/”Forca E Femres”/”Bileta”/”Inati”/”E Boj Nxehte”/”Challenge”/”Vibe”/”Pse Jo”/”U Bo Von”/”Dyshemeja”/”E Para Dhe E Fundit”./”Kuq E Zi”/”Bebi Vitit Te Ri”/”I Asaj”/”Fenix”/”MMV”/”Pardon”/”Nobody There”/”Holla”/”Knocks Me Out”/”Dy Tima”/”Zemra Jem”/”Bermuda”/”Duam”/ “Chonga”/”Maria”/Albumi “Fortuna”/”A Don Hala?”/”Nuk Ma Do Zemra”/”Amoni”/