roland gjergji dashnia

Roland Gjergji

Roland Gjergji ka nisur të këndojë që në moshë të vogël. Fillimisht ka qënë një dëshirë fëmijërore por që me kalimin e kohës u bë një pjesë e pandarë e tij.

Duke kënduar nëpër evente të ndryshme, falë dashurisë së madhe që merrte nga publiku përmes duartrokitjeve, bëri që Rolandi t’i futej kësaj rruge dhe të mos ndalej por të punonte dhe të kërkonte shumë nga vetja e tij.

Pavarësisht se nisi vetëm të këndonte, artisti nuk u mjaftua me kaq, ai nisi të luante piano, për të cilën mori leksione disa vite me rradhë dhe e mësoi ta luante në një mënyrë profesionale këtë instrument.

Pas përfundimit me sukses të studimeve për piano, angazhimi nëpër koncerte, festa dhe evente të ndyshme u bë pjesë e pandashme e rrugëtimit të tij në muzikë si brenda dhe jashtë Shqipërisë deri në Amerikën e largët.

Ishin pikerisht angazhimet e shumta dhe dëshira për të përformuar ashtu si më parë që e bën këngëtarin ta donte edhe më shumë dhe t’i rikthehej dashurisë së tij të parë këngës.

Kështu pas shumë e shumë netësh pa gjumë erdhi “Dashnia”, një këngë që i përket gjithësecilit prej nesh, të cilën mund ta dëgjoni në Melody TV.