Rati

Rati, një nga artistët më të dashur të muzikës shqip, këngët e të cilit janë hite të garantuara. Ai këndon kryesisht muzikën popullore të Shqipërisë së mesme.

Biografia

Rati (emri i plotë Plaurent Shushku) i lindur në Elbasan me 24/11/1980 i martuar dhe me dy fëmijë. Rati ndoqi studimet në shkollën “Isuf Deliu Mollagjesh”. Karrierën muzikore e nisi që në moshën 18 vjeçare në Tiranë me këngën e tij të parë “Perëndia ty të të marri” e cila ishte pjesë njëkohësisht e albumit të tij të parë me titull “Çokollata” . Pas publikimit të albumit të parë Çokollata, Rati ndoqi fushën e muzikës si këngëtar i muzikës folk dhe jo vetëm nga ku u pasua me publikin e shumë projekteve të tjera.

Diskografia

Rati gjatë karrierës së tij numëron shumë projekte të cilat janë ende shumë të dëgjuara. Të shumta janë edhe bashkëpunimet me artistë të tjerë të muzikës.  Përmëndim disa nga projektet e tij më të dëgjuara:

Bes Kallaku & Rati – “Loku Ke Blloku” / Eli-G & Rati- “Bela” / Bardha – Rati “Engjelli I Shpirtit Tim Je Ti” / Bes Kallaku & Rati – “Jeta E Funit” / Rati – “A Ke Zot” / Rati & Artushi – “Kshu Ka Thene Dhe Bab Myslymi” / Bes Kallaku & Rati – “Skifterat” / Rati, Kristina Deda & 52oni – “Si Gjynah”  / Bes Kallaku, Rati & Big Mama – “Me Temina” / Bes Kallaku & Rati –  “Skifterat 2” / Rati & Marsel Ademi –  “Dale Ngadale” / Ingrit Gjoni, Kastrio Zizo & Rati – “Ndale” / Bes Kallaku & Rati – “S3 Amsterdam” / Rati – “Dashurine Time” / Lume Popovci & Rati – “Ome Lale #13” / Rati & Mehdi Zena –  “Kam Shtepine Te Pusi Qe Lahet Vet” / Rati – “Vritem Me Dashni” / Rati – “Gabim” / Amarda & Rati –   “Kavalieri” / Rati – “Ama Dashnin” / Alket Zaimi & Rati – “Do Te Marre” / Rati & Fil Avdia – “Ka Me T’vra Ty Dashnia” / Rati & Sokol Koci – “Limona” / Petrit Vullkani & Rati –  “Marshallah Moj Nuse” / “Se Shqiptare S’e Bo Nona” bashkëpunim me Eglantina Toska.

Së fundmi ai ka sjellë disa projekte si “Sa të du” dhe “Dita  e dielë”