Ona Vasjari

Ona Vasjari është një nga emrat më të rinj të muzikë dhe rryma ku ajo identifikohet është kryesisht ajo popullore e jugut.

Biografia

Bijë muzikanti, Xhelo Vasjari, ajo është rritur me muzikën popullore, dhe si njohëse e mirë e saj, ajo ka punuar shumë me muzikën dhe tekstet e këngëve për të sjellë projekte të kuruara në detaj. Një nga bashkëpuntorët e saj më të afërt në realizimin e këngëve është Adi Hila. E vendosur prej shumë kohësh në Angli, nuk e ka penguar Onën që të realizojë ëndrrën e saj për të kënduar shqip, muzikë popullore tradicionale të jugut.

Diskografia

Ajo ka sjellë disa projekte muzikore të cilat janë kuruar me shumë fanatizëm jo vetëm për muzikën dhe tekstin por gjithashtu edhe me videoklipin.

“Nuk je lab” /  “Favor” bashkëpunim me 2 Step /  “Xhane” / “Nënë” / “Niper Dhe Mbesa” /  “Fati im” bashkëpunim me Sajmir Misku.

Ajo është duke punuar gjithashtu për projekte të tjera që shumë shpejt do të mund ti dëgjojmë. Aktualisht Ona është e angazhuar me koncerte breda dhe jashtë shqipërisë, si dhe ka nisur angazhimet për festat familjare.