Nexhip Dida është një këngëtar i muzikës popullore shqiptare. Ai ka lindur në qytetin e Kukësit por prej vitesh është zhvendosur të jetojë në Tiranë.
Sa i përket muzikës, fillimet e tij kanë qënë të herëshme, ekzaktëisht që në klasën e parë. Më tej, në moshën 14-vjecare ai është regjistruar në Pallatin e Kulturës, “Hasan Prishtina” në Kukës, ku ka hipur për herë të parë në skenë dhe ka performuar një këngë patriotike të titulluar, “Djemt e Lumës kush si ka”.
Nexhipi vijoi më tej pasionin e tij për muzikën, duke marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme dhe më pas nëpër dasme e festa të ndryshme familjare si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Ai numëron disa albume në karrierën e tij muzikore.
Së fundmi ai ka ardhur në një bashkëpunim me kolegun dhe mikun e tij, Medi Puci, të titulluar “Kalaja e Dodës”.