Mr X

Hazis Verca, i njohur me emrin e artit si Mr X, është një artist mjaft i talentuar i muzikës shqiptare. Ai ka nisur të merret me muzikë që prej vitit 2011 me pjesëmarrjen e tij në spektalin e njohur muzikor “Top Fest”.

“Dashuri e paharruar” ka qenë projekti i tij muzikor, përmes së cilës debutoi në tregun muzikor shqiptar, duke krijuar një impakt tepër pozitiv tek publiku.

Mr X ka vijuar të jetë tepër i pranishëm në tregun muzikor shqiptar, duke publikuar projekte të njëpasnjëshme por njëkohësisht duke qenë i pranishëm edhe në shumë koncerte muzikore.

Ai numëron disa projekte muzikore “solo” por edhe bashkëpunime me artistë të njohur, përmendim këtë Stine dhe këngën e tyre, “Adrenalina ime”, e cila ka rezultuar mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.

Momentalisht Mr X është duke shijuar suksesin e këngës “Adrenaline”, i publikuar vetëm tre javë më parë, të cilën mund ta dëgjoni në Melody TV, kanali 112 në Digitalb.