Luana Vjollca

Luana Vjollca është një moderatore televizive dhe këngëtare shqiptare.

Biografia

Ajo e ka nisur rrugëtimin e saj drejt botës së artit që në fëmijëri. Luana e nisi fillimisht me muzikën. Është ngjitur në skenë në Festivalin e Fëmijëve bashkë me Marinën, motrën e saj.

Luana ka studiuar kanto për dy vite, kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë dhe 1 vit violinë. Për studime të larta zgjodhi ekonominë. Në vitin 2014 përfundoi studimet Master në Ekonomi.

Publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare.

Ajo aktualisht përveç karrierës së muzikore është gjithashtu moderatore e një prej programeve më të ndjekura në Top Channel, “Pa limit”.

Diskografia

“Tërbohu” /  “Askush S’do Ta Besojë” / “Luanët” /  “E Jemja” / “Tirana Lifestyle” / “Ai” / “Je Veç Ti” /  “Benzina” / “Mi Dhe Flake Mallit Tim” / “Vetem Ty” /  “Boll U Bo Tu Vujt” / “Sonte” / “Moj Bjondine Me Syte E Zi” /  “Yalla Habibi” / “Ti Amo” / “Krejt Çka T’mungon (Golden Eagle)” /  “Pa Panik”