Lori

Lori është këngëtare e njohur e muzikës shqip.

Biografia

Ajo ka lindur në një familje ku muzika ishte një pasion i madh. Babai i saj ishte marrë një kohë me muzikë dhe i binte harmonikës kur ka qenë i ri. Ai ishte oficer, ndërsa mamaja e Lorit ka luajtur muzikë me një grup vallesh në rrethin e Korçës. Ata kanë jetuar në Devoll kur ka lindur Lori.

Fillimet e saj si këngëtare i pati në moshë shumë të re. Që në moshën 5 vjeçare merr pjesë në Fest Femijësh, në qytetin e Korçës, ku nderohet me çmimin e parë me këngën “Tring Zilja”. Me pas, nisi shkollën fillore dhe të mesme të muzikës, për flaut në Korçë. Për arsye të punës së babait, familja e Lorit u shpërngul në Durrës.

Lori është prezantuar në Festivalin “Këngët e Stinës 96” në një festival të këngës popullore në RTVSH, që ka qenë live me orkestrën e madhe të Radio Televizionit Shqiptar, ku është vlerësuar me çmimin e tretë. Filluan kërkesat e ndryshme pastaj edhe bregdetin e Malit Zi në (Ulqin). Kjo ka qene njera nder arsyet që ajo rrinte në Kosovë dhe aty e mirëpritën publiku dhe i përkrahu jashtë mase.

Ajo ka ndjekur shkollën e mesme artistike “Jon Kukuzeli” në degen e Flautit, në qytetin bregdetar të Durrësit. Pas kesaj Lori ndjek një universitet 2 vjeçar për mjekesi, por ajo vendosi të vazhdojë me muzikën.

Lori thotë: “të jesh artiste, duhet të lindësh e tillë, por të bëhesh një artiste e mirë, duhet një punë shumë e madhe”.

     

Diskografia

“Mos U Largo”/”Te Prita”/”Mendo…”/ “Amerika”/”E Zeza”/”Ciao”/”Dridhet Zemra”/”Netet Qe Ti Fala”/”Profiter Në Dashuri”/”Shen Valentini”/”Amerika”/”Dua”/”Nuk Jam Ajo”/”Malli Po Me Vret”/”Dielli”/”Te Shtunen Mbrema”/”Tjeter Mos Kerko”/”Nuk Je Ti”/”Pse”/”E Ndjej Mungesen Tende”/”Kthehu Sonte”/”Per Ty”/”Nusja Jone”/”Per Ty Jetoj”/”Shqiperia Nena Ime”/”Nuk Mundem”/”Neve Po Na Rrihet”/”Kalle Mjeshtër”/”Thuaji Asaj”/”Ndahen Njerëzia”/”N’kufi Te Vjeter”/”Bravo”/”Nomin Bojna”/”Me Ty Nuk Flas”/”Trego”/”I Papam”/”A E Di Sa Shume Te Dua”/”Fat”/”Gezuar 2017″/ “Date E Veçante”//”Bjondina”/”Nje Takim”/”Sot Martohemi”/”Kalleni Shoqnia”/”Nusja Jone E Mira”/”Nuk E Di Pse M’kjahet”/”Dashni”/”E Kapercej”/”Thuaj Nanës”/”E Ke Harru”