Klement Tinaj

Klement Tinaj ka lindur në Kelmend të Malësisë së Madhe, ku kënga, fyelli, ciftelia dhe lahuta kanë kënduar për historinë dhe heronjve tanë si Prek Cali, Ded Gjon Luli, Nora e Kelmendit dhe shumë të tjerë.

Klement Tinaj është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Hollivud. Klementi nuk është vetëm një këngëtar, por gjithashtu aktor filmash si edhe ka mbaruar studimet Master. Ai eshte njohes i mire i arteve marciale dhe ndërkohë punon si biznesmen.

Muzika nuk është thjesht një rastësi me Klementin pasi sic ai vetë shprehet muzikën e ka në gjak

Më datë 18 Prill 2020, Klement Tinaj publikon videoklipin “Shqipet Me Dy Krena”, në bashkëpunim me Luigj Tinaj. Kjo këngë i është kushtuar Prek Calit dhe Nores të Kelmendit.

Me datë 27 Shkurt 2020, Klement Tinaj publikon videoklipin “Vajze Malsore”.

Më datë 1 Korrik 2020, Klement Tinaj publikon videoklipin “Nana E Mergimtarit”.

Më datë 12 Shkurt 2021, Klement Tinaj publikon videoklipin “Her Zeshkanja, Her Bjondina”.