Kada Bislimi ka lindur më 01.12.2006 në Mitrovicë. Ajo studion në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë në klasën e 9-të. Duhet theksuar se Kada është një ndër nxënëset më të mira të klasës së saj. Me muzikë ka filluar të merret rreth moshës 5-vjecare ku i këndonte zakonisht familjes, vecanërisht gjyshit të saj.
Talentin e saj për muzikë e kanë zbuluar prindërit, të cilët kanë qënë mbështetësit më të mëdhenj të saj dhe kjo është mjaft e rëndësishme për Kadan, pasi familja është baza e suksesit. Kada ka marrë pjesë në shumë koncerte të organizuara nga Komuna dhe Shkolla e Migjenit.
Kada ka qënë gjithashtu një ndër pjesëmarrëset e “The Voice Kids 3”, e cila ka arritur të kalojë fazën fillestare.
“Nëna ime” është projekti i saj i parë profesional, i publikuar në mars të vitit 2020-të dhe që është punuar me mjaft profesionalizëm nga Genc Prelvukaj dhe shtëpia e tij diskografike, “Black Fish Entertainment”.
Kada dëshiron që në të ardhmen muzika të mos jetë thjesht një pasion për të por një profesion i mirëfilltë.