Jenny Lifo

JENNY LIFO  është vajza e Eva Bilbilit dhe Berti Lifos, e cila ka lindur në Korçë, më 21 korrik 1997. Ajo u rrit në Selanik, dhe atje u arsimua. Që në fëmijëri ajo e njohu shumë herët pasionin e saj për të kënduar dhe vazhdoi ëndrrën e saj ta bëjë profesion.

Ajo u diplomua në Akademinë e Arteve pjër kanto në Selanik, dhe më pas filloi të këndojë në koncerte dhe ambjente të ndryshme.

Në fillim të karrierës së saj ajo mori pjesë në shumë konkurse muzikore. Me këngën e saj të parë debutues “Na Se Kala” (greqisht) ajo mori shumë më tepër performanca dhe filloi të ritet profesionalisht.

Si këngëtare, ajo më pas shkoi në turne me këngëtarë të shume njohur grekë, si Stamatis Gonnidis, Vasilis Karras, Georgios Sabanis, Despina Olimbiu, Sotis Volanis, Zafiris Melas, Giorgios Ksanthiotis, Giannis Floriniotis dhe shumë artistë të tjerë.

Pas këngëve të shumta greke të publikuara, albumi i saj i parë shqiptar u publikua në vitin 2023 me emrin “TI”, i cili mban emrin e një  prej këngëve të albumit.

Së bashku me producentin e saj muzikor “Bocky” ata zotërojnë një studio regjistrimi në Stuttgart (Gjermani) me emrin “Skymusic_Germany”, ku është edhe vendbanimi aktual i JENNY LIFOS

Si këngëtare/kantautore, JENNY LIFO njihet për tekstet e saj, të cilat gjithashtu i ka shkruar dhe kompozuar vetë. Tekstet e saj janë shkruar kryesisht për dashurinë. Edhe motra e saj, ANNA LIFO, e cila eshte e talentuar si tekstshkruese, ka shkruar disa këngë për JENNY LIFON, si këngët “Fjalet”, “Lovestory” dhe “Zemra”.

Në verën e vitit 2023 JENNY LIFO mori pjesë në konkursin “URTA-FEST” në Tiranë, ku fitoi “THE BEST of RnB VOICE”.

JENNY LIFO aktualisht është duke punuar për albumin e saj të dytë në greqisht, i cili pritet të dalë në shtator 2023. E në të njëjtën kohë ajo po punon edhe për një album të dytë shqiptar, i cili pritet të dalë në fund të vitit 2023.