Greta Koçi

Greta Koçi është një nga artistet më të famshme dhe të kërkuara të skenave të muzikës shqip.

Biografia

Greta Koçi, e ka nisur karrierën e saj muzikore që herët, ne moshën 5-6 vjeçare dhe në moshën 7-vjeçare ka publikuar klipin e saj të parë.

Në moshën 12 vjeçare ka fituar çmimin e interpretueses më të mire live që u zhvillua në Radio Tirana. Në moshën 13 vjeçare u realizua bashpunimi me Erion Korinin i cili pati sukses të madh. Në vitin 2005 mori pjesë ne festivalin e Këngës Magjike 2005 me këngën “Kam mall”. Këto këngë ishin kthyer në hitet e momentit.

Diskografia

“Bej be që s’të dua”/ “Dashuri pa shije”/ “Nje herë po nje herë jo” / “Zemra per ty ndal” / “Ik nga unë tani” / “Më fal nënë” / “Kolazh me këngë popullore të jugut” / “Natën të kërkova” /  “Kush të foli keq për mua” / “Kolazh për Shqipërinë”

Greta gjithashtu ka fituar çmimin e parë në Festivalin “Mikrofoni i Artë me këngën: “Thuaj djalit”.

Në Top Fest 4 fiton çmimin e parë me këngën “Sa më lodhe”.