Biografia
Filloreta Raçi (Fifi) është këngëtare dhe tekstshkruese shqipëtare nga Kosova. Ajo ka lindur në Gjermani dhe fëmijërinë e ka kaluar pjesërisht në dy vende në Kosovë dhe Gjermani. Që në vogëli ka patur pasion muzikën dhe e ka përforcuar atë duke ndjekur shkollën e muzikës në Prishtinë. Përveç kësaj një nga pasionet e tjera të Fifit janë shkrimi dhe teatri dhe për këtë arsye ka ndjekur studimet e larta në Akedeminë e Arteve, dega e arteve dramatike për regji teatri.
Karriera muzikore e ka nisur që në moshën 10 vjeçare ku ka qënë pjesmarrëse në korin e shkollës dhe dalja e saj e parë publike ka qënë në moshën 15 vjeçare në show-n televiziv Albanians Got Talent.
Diskografia
Në poshën 16 vjeçare ka qënë pjese e Top Fest me këngën “Se engjull ishe ti”.
Ka qënë pjesmarrëse në Top fest 9 me këngën “Si qiell, si diell”.
Bashkëpunimet e para muzikore kanë qënë me Çiljetën dhe Lil Kolin me këngën “Big Booty”, gjithashtu“Kus kus” në bashkëpunim me Eri Dee dhe “Frymom Mu”.
“Dashnia nuk osht falas”/ “Dope” / “Limonat” / “S’nuk” bashkëpunim me Aurela Gaçe / “Zhurmë” / “Nanush 1” / “Nanush 2″/ “Habibi”.
Së fundi ajo ka risjellë të përpunuar një nga këngët më të famshme shqip “Zogo”