Biografia
Fatmira Breçani është këngëtare e njohur e muzikës popullore shqiptare. Eshte mbesë Puke nga ana e nënës dhe bijë Tropojë nga ana e babait.
Këndon që prej viteve 70′ dhe që atëherë jo vetëm ka publikuar por edhe ka ripërpunuar shumë këngë që konsiderohen pasuri kulturore e vendit. Fatmira është shquar gjithmonë për zërin e saj te veçantë dhe e ka ngritur në një nivel tjetër pritshmëritë për këngën patriotike dhe popullore. Si nxënëse e Fatime Sokolit, thuhet që ajo e ka trashëgim këngën Tropojane nga mësuesja e saj, ish-këngëtare e famshme në të gjitha trojet shqiptare dhe që është nderuar me titullin “Artiste e Popullit”.
Fatmira ka fituar shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë karrierës së saj 40-vjeçare. Disa nga këngët e saj që veçohen ndërmjet qindra këngëve që ajo ka kënduar janë “Xinxillushe”, “E Vogla e Nanes”, “Martojme Vllaun”, “Oj Cike Malesore” e kënduar me artistin e madh Gezim Nika e shumë të tjera këngë dhe albume.
Ajo është dekoruar me çmim presidencial dhe është gjithmonë e angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë e Kosovës. Fatmira ndër dekada ka përfaqësuar vlerat e muzikes tradicionale shqiptare me motive veriore. Ajo është ndër vite e pranishme në koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.