Dritan Jashari është është një emër mjaft i njihur në muzikën shqiptare. Fillimet e para në muzikë kanë nisur gjatë vitit 1981, kur ai u zhvendos në Peshkopi dhe nisi të aktivizohej në Shtëpinë e Pionerit, “Tahsim Shehu”, për katër vite në orkestrinën e çiftelisë me profesorët Ramadan Sadiku e Qani Mandri.
Në vitin e dytë në gjimnaz, ai ka filluar kitarën, që e shoqëron edhe sot e kësaj dite. Pas viteve 90′, u largua nga Shqipëria në emigrim dhe si pasojë marrëdhëniet me muzikën u shkëputën, derisa u kthye në vitin 1998 në Peshkopi, ku u aktivizua me grupin e Shtëpisë së Kulturës.
Në vitin 2002, së bashku me familjen, Dritani u zhvendos në Tiranë dhe nisi të bashkëpunonte me kompozitorë dhe artistë të tjerë. Albumi i tij i parë mban titullin “N’daç me naze” ndërsa sa i përket albumit të dytë, “Ura e takimit”, është punuar nga mjeshtri Alban Fortuna.
Disa prej bashkëpunimeve të tij përmendin me Mond Cibukun, “Kenge per Mahmut Dac Kalisin”, po ashtu me artisten dibrane, Vera Laçi, me këngën “Cuca vesh fustan jeshile” dhe shumë këngë të tjera. Pas një shkëputje të vogël, ai vendos të rikthehet sërish në muzikë, duke i dedikuar këngë vendlindjes, Dibrës, “Fluturo shqipja mbi Korab”, “Krah per krah Dibra e Kosova” etj.