Dj Erix

Dj Erix është një Dj që muzikën e ka patur dhe vazhdon ta ketë një pasion të madh.

Prej 12 vitesh Erix luan muzikë nëpër klube nate dhe evente të ndryshme.

Muzika që ai kryesisht luan është “Hip Hop” dhe “House Music”.

Përvecse është një Dj mjaft i talentuar, përreth 6 vitesh, Erix është edhe producent, duke krijuar këngë për artistë të ndryshëm.

Dj Erix së bashku me Andi Kerraj kanë një studio muzikore, “Erix Production”, në të cilën prodhojnë muzikë shqip.

Së fundmi Dj Erix dhe Andi Kerraj kanë bashkuar fuqitë për këngën më të re të titulluar “Flak Ne Zemren Time”.