Devis Xherahu

Devis Xherahu është këngëtar dhe autor këngësh i njohur i muzikës shqip.

Biografia

Devisi është nga qyteti i Korçës dhe e ka skenën që fëmijë në skenat e shkollës dhe festivalet e fëmijëve në qytetin e Korçës. Ai njihet si një ndër këngëtarët më të  mirë të serenatave. I lindur në një familje ku muzika ka qënë pjesë e përheshme ai ka trashëguar këtë pasion nga gjyshi i tij Vaskë Xherahu, një nga themeluesit e korit karakteristik “Lira” në Korçë. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në një Talent Show në Greqi gjatë emigrimit atje ku është cilësuar me çmimin e parë.

  Diskografia

Ai ka publikuar shumë këngë me video si:

“Lemza” / “Endacaku” / “Kompleksi Fukara” / “Në errësirën e natës” / “Akoma s’e besoj / “Eja” / “Fallxhorja” /  “Serenat’ malli” /  “Nuk e meriton” / “Paska qënë e shkruar” / “Kënga e Bilbilit” /  “Kush ta mblodhi” / “Më pëlqen Ajo” / “Nuk e kuptoj” / “Për ty mbarova” / “Ma ka fajin zemra” / “A më do… Un’të dua shumë” / “Ajo është” /  “Ëmbël ti më pe” /  “Zarar…” / “Kur gjethet bien në vjeshtë” /  “Zemër e shqëtesuar” / “A më dëgjon?” / “Tjetër bën dhe tjetë thua” /  “Bisedoj me serenatën”

Disa nga këngët e tij i ndiqni në Melody TV.