Bujar Qamili

Bujar Qamili është këngëtar shumë i njohur i muzikës popullore, krysesisht asaj shkodrane.

Biografia

Ai e ka nisur karrierën e tij muzikore në moshë të vogël, duke marrë pjesë në festivalet që organizoheshin në shkollë. Ai spikati që në atë kohë për talentin e tij dhe filloi të aktivizohej më pas me “Grupin e rinisë”. Për herë të parë në skenë është ngjitur në vitin 1974, dhe që atëherë ai nuk është shkëputur asnjëherë nga kënga.
Gjatë karrierës së tij Bujar Qamili ka fituar shumë çmime si çmim i parë në Festivalin e Këngës Shkodrane, çmim të dytë në “Mbrëmje të Muzikës Popullore”, çmim të tretë tek spektakli “12 në Holliwood”, çmim të parë tek “Maratona e Këngës Popullore Shqiptare”, çmim të parë tek “Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Popullore Shqiptare” në Elbasan. Ka fituar edhe Diskun e Artë të Këngës Popullore Shqiptare. Kohët e fundit, mori çmimin e publikut nga Festivali, “Folk Univers”. Për kontributin e dhënë në muzikë, ka marrë titullin më të lartë që i jepet një këngëtari, “Këngëtar i Urdhërit, Naim Frashëri i Artë”.

 

Diskografia

“Nuk jam ma sikur atëherë”/ “Hajde sonte rri me mu” / “Dy Bylbyla në një gem” / “Pranvera filloi me ardhe” / “Qejfi bahet me Shkodrane” / “Syni synin dashuronte” / “Je e bukur Shkodra jeme” / “Rrak Tak” / “Zemra me ka mbet” / “Mi dhe flake mallit tim” /  “Verë e dashni” / “Gëzuar vitin e ri”

Disa nga këngët e tij i ndiqni në Melody TV