Blerina Dibra është një vajzë Hasi, e lindur dhe rritur nga një familje e thjeshtë por e lumtur dhe e mrekullueshme. Që e vogël, ajo ka nisur të këndojë dhe të marrë pjesë nëpër koncertet e shkollës.
Veprimtaria e saj si këngëtare ka nisur teksa performonte nëpër dasma dhe evente të ndryshme familjare, që në moshën 14-vjecare dhe më pasi filloi të realizonte projekte profesionale të cilat transmetoheshin nëpër televozione të ndryshme shqiptare dhe në kanalin e “Youtube”. Ajo nuk la pas edhe pjesëmarrjen nëpër koncerte të ndryshme qofshin ato në Shqipëri apo jashtë vendit.
Blerina numëron rreth 21 vite karrierë muzikore dhe gjatë kësaj periudhe ajo ka kënduar me shumë dashuri për djemtë dhe vajzat shqiptare në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni, në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.
Disa prej projekteve të saj më të suksesshme janë:
1. Zemren ta fal vet
2. Koha po kalon
3. Dashnia ilc
4. Hasi jone
5. Djalë e gjyse etj.
Përvec projekteve “solo”, Blerina numëron disa bashkëpunime të ndryshme, të cilat kanë rezultuar gjithashtu mjaft të suksesshme.
Sa i përket jetës së saj personale, ajo është e martuar prej 11 vjetësh me Sajmir Dibrën, të cilin e ka jo vetëm bashkëshort por një mik të mirë dhe një bashkëpunor të mrekullueshëm të projekteve të saj.
Ajo është gjithashtu nënë e dy fëmijëve, njëri prej të cilëve është duke ndjekur hapat e nënës së tij, pasi vazhdon shkollën e muzikës.
Projekti i fundit i Blerina Dibrës është “Bukurosh”, të cilin mund ta dëgjoni në të gjitha programet e “Melody TV”.