Besa Morina

Besa Morina, vajza e talentuar nga Prishtina, e cila gati dy dekada të jetës se saj ia kushtoi muzikës, duke kultivuar ndjenjat përmes melodisë.

Biografia

Repertori i këngëve të saj është i njohur për publikun në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe kudo që janë shqiptarët.

Pasionin e saj për muzkën e pasuroi duke studiuar në Fakultetin e Muzikës, Dega Teoriko-Pedagogjik dhe po të njëjtin pasion ia trasmeton nxënësve të saj. Përveç muzikës, Besa është e angazhuar dhe në “Institutin e Kosovës për Politika Zhvillimore”, ku bëjnë zbulimin e talenteve të reja në muzikë. Pra në një farë mënyrë, ajo ka qënë gjithmonë pranë muzikës dhe muzika pranë saj.

Prej kohësh, këngëtarja Besa Morina, i ka munguar tregut muzikor me këngët e saj. Ajo, u largua nga skena gjatë kohës së studimeve, por jo edhe nga muzika. Menjëherë pas përfundimit të masterit në Fakultetin e muzikës, ajo iu dedikua me kohë të plotë në mësimin e brezave të rinj të muzikës së bukur, atë të pastër, atë të pa infektuar nga zhanret e reja “moderne”.

Këtë vit ajo i rikthehet gjithashtu projekteve të reja muzikore duke sjellë dy klipe të reja.

Diskografia

Gjatë karrierës së saj muzikore, ajo ka marrë pjesë në shumë festivale si: Top Fest në Shqipëri, NotaFest në Maqedoni, PoliFest në Kosovë etj. Paraqitjen e saj të parë në videoklip e ka patur kur ishte fëmijë gjatë periudhës së luftës në Kosovë me këngën “Ketu u linda, ketu do vdes”, një këngë me një tematikë të qëlluar në atë kohë.

Besa ka publikuar disa projekte si: “Hiqe Ti Masken” / “Kur Nuk Je Ketu” / “Krah Per Krah” /  “A jena na” / “A ke me ma ditë”