Altin Shira

Altin Shira është këngëtar i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar. Lidhja e Altin Shirës me muzikën ka filluar që në moshë shumë të vogël, në shtëpinë e pionierit. Si fillim ai ka ndjekur një kurs për klarinet, më pas për çifteli – lahut dhe në fund për kitarë. Përvecse dinte të luante shumë mirë disa vegëla muzikore, Altin Shira kishte një talent të madh në këndim.

Ai ka qënë i angazhuar në Ansamblin Migjeni ku shoqëronte grupin e valleve dhe këngëve, duke i shoqëruar me lahut por njëkohësisht edhe këndonte. Kështu që dalja e tij në skenë ka qënë e hershme. Në albumin e tij të parë ka pasur 8 këngë, përmes të cilave u bë mjaft i pëlqyer nga publiku. Tashmë Altin Shira është një ndër këngëtarët më të preferuar në Shqipëri. Ai është mjaft i kërkuar nga publiku për të qënë prezent në gëzimet familjare si dhe koncerte për bashkëatdhetarët. Është nga të paktët këngëtarë, zëri i të cili dallohet menjëherë dhe që nuk ka asnjë ndryshim mes këngëve të regjistruara edhe atyre “live”.