Almenda Fasa është një artiste në moshë të re, e cila ndryshe nga shumica e moshatërëve të saj, ajo ka vendosur që t’i këndojë muzikës popullore. Talenti i Almedës nuk është krejt i rastësishëm pasi në fakt ajo vjen nga një familje artistësh, pasi vëllai dhe motra e saj janë po ashtu këngëtarë.
Almeda, e cila është 22-vjec, ka rreth 7 vite që merret me muzikë, duke sjellë projekte mjaft të pëlqyera nga publiku shqiptarë.
Pavarësisht se derimë tani numëron tre videoklipe të publikuara, Almeda është një këngëtare mjaft e kërkuar në dasmat shqiptare.
Së fundmi, këngëtarja sapo ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Dasma me shoqni”, një projekt muzikor që pritet të jetë kolona zanore e kësaj vere.