Albërije Hadërgjonaj

Alberie Hadergjonaj është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur e muzikës shqiptare.

Biografia

Një artiste të cilën çdo shqiptar e ka në zemër dhe vendlindja i ka dhënë titullin e madh “Nderi i Kosovës”.

Albëria ka lindur në Deçan, aty ka kaluar fëmijërinë. Në vitin 1988, e detyruar nga trazirat në Kosovë, emigron në Amerikë. Debutimin e parë në skenën shqiptare e ka bërë tek spektakli “12 në Hollivud”. Ka kaluar një jetë me plot suksese dhe aventura, është martuar në moshën 15-vjeçare. Në moshën 16-vjeçare është bërë nënë. Në moshën 18-vjeçare është bërë përsëri me një vajzë tjetër. Ka dy vajza, Agnesën dhe Anxhelinën të cilat gjithashtu janë të njohura për publikun.

Albëria ka marrë shumë çmime gjatë karrierës së saj, çmime të dyta, të treta, të Parë në Festivalin Kombëtar në vitin 1998 me këngën “Mirësia dhe e Vërteta”, një krijim i Luan Zhegut dhe shkruar nga Arben Duka. Kënga “Lozonjarja” u bë hit në vitin 1997, që edhe sot të rinjtë e këndojnë nëpër karaoke. Edhe kënga “Jeta s’është lodër” dhe “Loçka jeme”, pati një sukses të madh. Në vitin 1997 është shpallur te “Kënga Magjike” “Kantautorja më e mirë e vitit”.

 

   

Diskografia

“Pse Vonon Dashuri”/”Lozonjare”/”Miresia Dhe E Verteta”/”Lozonjare”/”Ti Nuk Je”/”Loçka Jeme”/”Ah Sikur Kjo Jete”/”Të Dua Zemër Ty Të Dua”/”Ik Tani”/”E Ndezim Pak”/”Kur Nuk Shkon Nuk Shkon”/”Music”/”Vetem Ty”/”Kur Nuk Shkon, Nuk Shkon”/”Nje Trendafil”/”Asnjehere”/”Herët A Vonë”/”Me Doren Shtrire”/”Sa Herë M’ke Dasht”/”Leje Leje”/”1 Shans”/”Pa Te Nuk Mundem”/”Ku Ta Gjej Dike Ta Dua”.