Agertina Muça

Agertina Muca është këngëtare e njohur e cila ka vite në skenën e muzikës shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Biografia

Karriera e saj ka nisur herët në qytetin e Elbasanit. Në periudhën e gjimnazit ajo u bë pjesë e estradës së Elbasanit dhe merrte pjesë në shfaqjet që organizoheshin në Teatrin e qytetit. Tani, prej 10 vitesh ajo këndon live dhe gjtihashtu publikon këngë të saja shoqëruar me klipe. Ka qëndruar larg festivaleve sepse angazhimet e saj me muzikën live janë shumë të ngjeshura dhe koha nuk është e mjaftueshme për ti ndjekur.

Diskografia

Përgjatë karrierës së saj ajo numëron disa projekte të cilat i ka publikuar të shoqëruara me klipe si:

“Ylli kësaj vere” /  “Keq do Përfundosh” /  “Fjala të dua” / “T’me Kuptosh” /  “Të dua, të urrej” / “Big Love”, në bashkëpunim me Vali / “Kjo Zemer”, në bashkëpunim me Erando / “Me Fal”.

Së fundmi, ajo ka bashkëpunuar me artisten Edlira Arifi në këngën me titull “Nuk i Dihet Jetes”.