Ja sa paguhet Mozzik për një koncert

“Artisti më i urryer ndonjëherë nga kolegët”/ Mozzik thumbon “miqtë” e tij

Lajme

eperi i njohur, Mozzik ka qenë tepër i komentuar kohët e fundit në media, për shkak të romancës së tij me Lotina Haziri, vajzën e deputetit Lutfi Haziri.

Pavarësisht se ende nuk kanë publikuar një fotografi në profilet e tyre përkatëse, në të cilën të shfaqen bashkë, Mozzik dhe Lotina kanë zgjedhur që ta konfirmojnë marrëdhënien e tyre në një mënyrë indirekte, duke pozuar në të njëjtat vende.

Ndërkohë që po shijon marrëdhënien e tij të dashurisë, Mozzik është gati të sjellë një ndër projektet më të mëdha të karrierës së tij. Reperi ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë albumin e tij, i cili përmban 20 këngë dhe të gjitha do të jenë të shoqëruara me klipet përkatëse.

Edhe pse ndihet tepër i emocionuar për projektet e tij muzikore, Mozzik mesa duket paska disa rezerva ndaj kolegëve të tij.

Përmes disa postimeve të bëra në profilin e tij të Instagramit, Mozzik ka treguar se ai është një ndër artistët që urrehet nga kolegët e tij dhe kjo për shkak se i tremben suksesit të tij.

Ai ka shkruar gjithashtu se shpesh herë kur publikonte këngë të reja, ka patur komente nga kolegët e tij mirëpo së fundmi nuk po i sheh më.

“Ju pafsha aty ku doni të më shihni. Respekte kolegë”, përfundon postimet e tij Mozzik.