Pavarësisht se sa të njohur bëhen dhe kudo që ata jetojnë, shumë artistë shqiptarë i kanë kënduar të paktën një herë vendlindjes së tyre.
Në këtë shkrim kemi përzgjedhur disa këngëtarë që i kanë kënduar vendlindjes së tyre me shumë dashuri, duke mos e harruar kudo që ata kanë shkuar, duke e mbajtur kokën pas.
Eglantina Toska – Elbasan i bukur është një këngë të cilën artistja e ka publikuar në qershor të vitit 2019-të, në të cilën e përshkruan në detaje qytetin e Elbasanit, me vajzat si sorkadhe dhe djemte si petrita.
Natasha Qemalja – Hidhe vallen moj korcare është një projekt i publikuar rreth 11 muaj më parë nga Natasha Qemalja, e cila në një intervistë të dhënë për Melody TV, të cilën mund ta lexoni këtu, u shpreh se Korcës do i këndonte gjithmonë me shumë dashuri.
Eli Malaj – Ty Shkoder, është një tjetër projekt muzikor që i dedikohet vendlindjes dhe është publikuar rreth 4 muaj më parë. Eli në një intervistë të dhënë për Melody TV ka treguar se ka gjithmonë mall për ato rrugë ku është rritur. Intervistën mund ta gjeni ketu.
Vida Kunora i ka dedikuar jo një por dy projekte muzikore vendlindjes së saj dhe janë pikërisht “K’tu i thone Malesia e Madhe” dhe “Djemte e Malsisë teme”. Edhe pse është një artiste që këndon kryesisht në diasporë, Vida ka shumë dashuri për vendlindjen e saj, Shkodrën.
Nexhip Dida dhe Medi Puci – Kalaja e Dodes është një projekt që dy këngëtarët e kanë publikuar në korrikun e këtij viti. Kujtojmë që Nexhip Dida i ka dedikuar një tjetër këngë vendlindjes së tij dhe është pikërisht “Dibra e Luma”.
Dritan Jashari – Per ty Maqellare është një këngë të cilën Dritani ia ka dedikuar vendlindjes së tij, në të cilën ende vazhdon të ketë miq edhe shokë. Këngëtari ka folur më shumë për projektet e tij në një intervistë të cilën mund ta gjeni këtu.
Poni, këngëtarja me origjinë nga Vlora, i ka dedikuar gjithashtu këngë vendlindjes së saj dhe bëhet fjalë për dy këngë, “Valle Labiko” dhe “Ja e marr nga vlora”.
Bes Kallaku është një tjetër këngëtar që i ka dedikuar këngë vendlindjes së tij, Bupqit dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin me Ratin, “Loku ke Blloku”. Pavarësisht se në titull nuk përmendin emrin i Bupqit, në fakt në tekstin e këngës përmendet disa herë.
Flori Mumajesi – Cun Tirone. Pavarësisht se është një artist që këndon një rrymë krejtësisht të ndryshme muzikore, ai i ka dedikuar një këngë tironsve të tij dhe në vecanti cunave të tironës.