Ditën e sotme, duket se një lajm jo shumë i mirë është bërë i ditur të paktën për artistët shqiptarë.
Të gjendur në mes të situatës aktuale të Coronavirus-it, ku rastet sa vijnë dhe shtohen, qeveria ka vendosur të marrë vendimin për mbylljen e klubeve të natës.
Por ky vendim nuk ka kënaqur aspak artistët, të cilët për hir të së vërtetës janë prekur shumë nga kjo pandemi, duke mos organizuar koncerte.
Pavarësisht se jemi në sezonin veror, ku pritet që artistët shqiptarë të kenë kulmin e fitimve, gjithcka ka marrë tjetër drejtim sot pas këtij vendimi. Kjo gjë ka detyruar artistët të ngrihen në protestë për këtë padrejtësi sot në orën 20:00 përballë Kryeministrisë.
Po ju si mendoni, a është ky një vendim i drejtë nga ana e qeverisë apo një padrejtësi që po ju bëhet artistëve?