Arjon Muça bëhet baba për herë të parë…

Lajme

Prezantuesi i njohur i “Shqipëria Live” është bërë baba për herë të parë. Ndërkohë që shpesh herë në programin e tij ngacmon personazhet publik rreth jetës personale, Arjon Muça është siguruar mirë që lidhjen e tij të dashurisë ta mbajë sa më larg vëmendjes së publikut.

Pavarësisht se në profilin e tij nuk shihet asnjë postim lidhur me partneren e tij apo lajmin që është bërë baba, ka qënë motra e tij, Frensi Muça, ajo që ka zbuluar lajmin e bukur, përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar të Instagramit, ditën e djeshme.

Arjoni është bërë babai i një vajze, e cila ka ardhur në jetë ditën e djeshme dhe që padiskutim ka lumturuar pafund familjen Muça.

Teksa ka postuar një fotografi të këmbës së vogëlushes të sapoardhur në jetë, Frensi shkruan: “Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muca. Halla të premton që do të jetë gjithmonë krah teje, shoqja e zemrës sime. Të duam pafund. 28.10.23”.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në media, Arjoni dhe partreja e tij kanë rreth 4 vite që po shijojnë marrëdhënien e tyre, të cilën kanë vendosur që ta mbajnë sa më larg syrit të publikut.