Arilena Ara sërish në “duel” me Elvana Gjata

Lajme

Fest 58 do të mbahet mend gjithmonë jo vetëm se është ndër festivalet më të rëndësishme të muzikës shqiptare por edhe për bujën e madhe që u shkaktua për fituesen e këtij edicioni.

E sot në “duelin” e programit My Melody do të kemi përballë dy artistet aq shumë të përfolura në festival:

Arilena Ara me këngën “Shaj”

Elvana Gjata me këngën “Me tana”.

Ju mund të votoni të preferuarën tuaj përmes story në profilin zyrtar të Melody TV Albania.

Fituesja do të jetë kënga përmbyllëse e programit My Melody, në orë 18:00-20:00.

Mos harroni të dërgoni dhe preferencat tuaja muzikore me mesazh ose video mesazh dhe i ndiqni ato live në Melody TV.