Anila Mimani është këngëtarja me zërin e ëmbël dhe shumë simpatike që të gjithë e kemi shumë qejf. Këngët e saj të hyjnë shumë lehtë në zemër dhe është e paevitueshme që ti këndojë i madh e i vogël.
1. Të gjithë mbajnë mend hitet e tua. Madje madje, dukej sikur çdo këngë që nxirrje ishte hit. Ç’do të thotë për ty që njerëzit të të këndojnë ende sot këngët?
ANILA: Ёshtё njё kёnaqёsi shumё e madhe pёr mua kur dёgjoj se kёngёt e mia pёlqehen ende sot. Jam vёrtet e lumtur qё pёrmes teksteve reale kam depёrtuar nё zemrat e publikut. Besoj ёshtё suksesi mё i madh qё njё artist mund tё ketё.
2. Sa e veshtirë është sot që një këngë të ketë të njëjtin efekt si dikur? Cilat janë arsyet?
ANILA: Sot ёshtё shumё mё e vёshtirё qё njё kёngё tё shëndёrrohet nё hit pёr disa arsye.
Jemi pёrpara njё tregu i cili ka njё fluks tё madh tё kёngёtarёve. Çdo ditё e mё shumё kemi kёngёtarё tё rinj.
GJithashtu, nё ditёt e sotme kёngёt mё shumё po shihen se sa dёgjohen. Mё shumё ka vlerё njё klip se sa audio e kёngёs. Dikur kishin vlerё fjalёt, tekstet, melodia. Muzika dёgjohej e vlerёsohej.
Klipi ishte i fundit pёr nga rёndёsia. Klipet ishin tё thjeshtё, ndёrsa sot imazhi ёshtё ai qё vjen i pari nё listё. Shoh kёngё tё arrira nё audio e imazh, sikurse has shpesh kёngё tё cilat kanё njё video tё realizuar nё standartet maksimale tё saj, por muzika lё pёr tё dёshiruar.
3. Në një intervistë tuajën keni thënë që po merreni dhe me muzikë popullore tradicionale, do kemi ndonjë videoklip nga ky zhaner muzikor?
ANILA: Nuk mendoj se do tё kem ndonjё projekt nё muzikё popullore tradicionale. JO sepse nuk e dua muzikёn popullore pasi ajo ёshtё pjesё e pandashme e imja. Kёndoj muzikё popullore nё çdo aktivitet ku marr pjesё nё diaspore, muzikё popullore nё çdo ditё tё veçantё tё çifteve.
Nuk jam e bindur pёr t’u prezantuar me njё projekt muzikor popullor tё mirёfilltё pasi besoj se i ka humbur shkёlqimi i dikurshёm qё kishte nё treg, nuk ka suksesin e duhur. Muzika ka evoluar shumё dhe jemi prezantuar me shumё gjёra tё reja.
Nё gjithё karrierёn time muzikore jam fokusuar te rryma pop-folk e besoj se kjo ёshtё rryma qё publiku dёshiron tё mё shohё.
4. Pas bashkëpunimeve me Imbro Manaj dhe Young Zerken do kemi bashkëpunime të tjera?
ANILA: Jam duke punuar pёr njё tjetёr bashkёpunim me njё artist shumё tё dashur nga publiku. Do tё jetё sё shpejti nё treg dhe deri atёherё do tё jetё suprizё.
5. Si me kengen me Produkt 28 ashtu dhe me Young Zerken ju nuk keni preferuar të dilni. Pse kjo zgjedhje?
ANILA: Pёr tё dy rastet ka qenё njё rastёsi dhe pamundёsi e imja pёr qenё prezente pёr shkak tё datave tё prenotuara shumё mё parё nё aktivitete nё Zvicёr.
6. Tekstin “Pikë në zemër” e keni shkruar vetë, a është një histori e përjetuar?
ANILA: “Pikё nё zemёr“ e kam shkruar vetё, ashtu sikurse kam shkruar pothuaj gjysmat e teksteve tё mia. Nuk ёshtё njё histori personale e imja por njё histori nga e cila jam frymёzuar tё shkruaj.
7. Duke qënë se tani je nënë, a është e vështirë për ju të gjeni kohë të mjaftueshme për muzikën?
ANILA: Vetёm njё nёnё do tё mund tё kuptonte pёrgjegjёsinё e madhe tё kёtij misioni. Ёshtё gjithashtu njё sakrificё tё zhvillosh me tё njёjtёn pёrkushtim edhe karrierёn. Falё familjes sime ku gjej rastin dhe t’i falenderoj qё kontribuojnё me njё suport tё jashtёzakonshёm pёr dy vajzat e mia, mendoj se ia kam dalё.
8. Cilat janë planet e ardhshme përsa i përket muzikës?
ANILA: Kam disa projekte muzikore por sikurse ka treguar edhe koha, nuk pëlqej tё nxitoj. Do tё marr kohёn e duhur qё tё prezantoj pёrpara publikut kёngё qё tё pёlqёhen prej tij.