Andrea Vathaj, një tjetër talent i ri në muzikë, publikon “Enderroj”

Lajme

Pavarësisht se gjendemi në një treg të vështirë muzikor, talentet e reja vijojnë të shtohen dhe një ndër ta është Andrea Vathaj.

Ndërkohë që numëron disa projekte muzikore, Andrea, i cili është në një moshtë mjaft të re, sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Enderroj”.

Andrea, i cili studion në shkollën e muzikës, është kontaktuar nga “Melody TV” dhe ka zbuluar më shumë për këngën e tij, të cilën mund ta ndiqni në Melody TV. Nëse dëshironi të zbuloni më shumë për Andrean, klikoni këtu.

Melody TV: Për cfarë flet “Enderroj” dhe cilës rrymë muzikore i përket ajo?

Andrea Vathaj: Në këtë projekt muzikor kam zgjedhur t’i këndoj dashurisë së madhe por në fakt që është e pamundur. Sa i përket rrymës muzikore është “pop”.

Melody TV: A është kjo këngë një dedikim?

Andrea Vathaj: Jo, në fakt “Enderroj” nuk është një dedikim, nuk kam arritur akoma në një moshë që të kem gjetur ato dashuri të madhe por është një temë që e hasim ngado në ditët e sotme.

Melody TV: Sa projekte muzikore numëroni deri tani?

Andrea Vathaj: Deri tani kam publikuar rreth 7 projekte muzikore, disa prej tyre gjendet në “Youtube”, gjithashtu edhe në rrjetet sociale por që premtoj se falë dashurisë time për muzikën, do ketë edhe shumë të tjera në vazhdim.

Melody TV: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Andrea Vathaj: Dëshirat e mia janë që të punoj sa më shumë për projekte të reja dhe të arrij të përcjell tek njerzit muzikë të mirë nëpërmjet dashurisë time më të madhe, ajo për muzikën.