Ami dhe fëmijët janë ndaluar nga policia në Zvicër, Ermal Mamaqi zbulon arsyen

Lajme

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi, së fundmi është duke shijuar suksesin e “2 Gisht Mjaltë”, ku ai dhe Elvana Gjata janë protagonistët e filmit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktori i njohur ka treguar një ndër situatat aspak të këndshme që i është dashur të kalojë gjatë xhirimeve të filmit, në të cilin merr pjesë edhe djali i tij, Joel.

Produicenti i njohur ka zbuluar se Ami dhe fëmijët janë ndaluar në aeroportin e Zvicrës nga policia, ku janë mbajtur për tre orë. Shkak për këtë arrestim është bërë pikërisht një pistoletë lodër por që dukej si e vërtetë, e cila ishte përdorur në film. Mamaqi ka treguar se është gjobitur me 1200 franga nga policia, pasi nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë të ngjashme me një armë, edhe nëse ato janë lodra.

Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve. Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët. I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra.”