Amarda vjen me surpriza të mëdha!

Lajme

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku, Amarda, duket se nuk është mjaftuar me suksesin e këngës së saj të fundit të titulluar “Gocë Kavaje, mbesë Tirone”, e cila u përqafua menjëherë nga fansat e ndjekësit e saj.

Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social, Facebook, ku shfaqej ajo e veshur me një fustan të bardhë me detaje tantelle, ku shoqërohej me shkrimin se shumë shpejt do të vijë një video e re nga ajo. Gjë që nënkupton një projekt tjetër të suksesshëm për të!

Tags: , , , , , , , , ,