Amarda Arkaxhiu është këngëtare shumë e dashur e publikut shqiptar. Edhe pse prej vitesh ajo është shpërngulur dhe jeton në SHBA, karrierën e saj muzikore vazhdon në gjuhën shqipe dhe rikthehet vazhdimisht në SHqipëri për projektet e reja dhe për të qënë pjesë e eventeve të ndryshme familjare. Sot na zbulon më shumë rreth vetes…
Karriera jote muzikore është midis Amerikës dhe SHqipërisë, ku ndjehesh më mirë?
AMARDA: Karriera ime në Europë dhe USA, nuk veçoj asnjë sepse në të dyja rastet fansat më mirëpresin me dashuri. Ndjehem mirë kudo me fansat e mi.
Ti je një këngëtare e cila ka eksperimentuar në disa zhanre muzikore, por cila nga këngët që ti ke kënduar mund të shohim Amardën e vërtet? Cilin preferon më shumë?
AMARDA: Kam filluar që e vogël me muzikë moderne dhe popullore të shqipërisë së mesme, asnjëherë nuk i kam ndarë sepse çdo notë muzikore që më rrjedh në vena është e bukur dhe prandaj dhe eksperimentoj shumë sepse e kam veshtirë të ndaj cilën, sepse veten e ndjej mirë tek të gjitha. Populli mendon tek baladat dhe popullorja e SHqiperisë së Mesme.
Çfarë mendimi ke për muzikën aktuale shqiptare, mendon se muzika çdo vit përmisohet apo je tradicionale?
AMARDA: Mua me takon vetëm të them që këngetarët janë shtuar shumë dhe muzika tradicionale po këndohet vetëm nëpër dasma dhe sa vjen e po shuhet. Rinia po dëgjon zhaner tjetër muzikor. Televisionet nuk e pasurojnë popullin me traditat shqiptare, që do të thotë shumë pak përkrahje për këngetarët popullor e tradicional dhe kjo vjen në bazë të klikimeve. Pra po shihen klikimet jo arti
Ti je e nominuar në kategorinë “Këngëtarja e Vitit” në Melody Awards, cila është artistja që e sheh si më pak konkurrente?
AMARDA: Unë them ta fitojë kush e meriton me të vërtet, populli është ai që zgjedh. Por në disa raste duhen njerëz kompetent të vleresojnë këngetarët. Unë nuk ndjej konkurencë (qesh).
Çfarë do të ndryshoje nga fiziku jot që nuk të pëlqen dhe cila është pika jote e fortë në fizik?
AMARDA: Asgjë vetëm disa kilogram me i humb. Pika ime e fortë është buzëqeshja.
Nëse do të kishe mundësi të zgjidhje një vend në të gjithë botën për të jetuar, cili do të ishte ai?
AMARDA: Nuk ka vend më të bukur dhe më të ëmbël se vendi yt, normalisht do jetoja në vendin tim Shqipëria nëse do të ishte ndryshe. Unë jetoj në USA dhe mund të them se nuk mund të kisha jetuar në asnjë vend tjetër përveç vendit tim.