Amaneti i Jonida Maliqit, kënga që dëshiron të jetë në sfond në funeralin e saj!

Lajme

Epo, edhe këtë nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë… Të pëlqesh aq shumë një këngë dhe mesazhin që ajo përcjell, sa ta duash që të luhet në sfond në funeralin tënd! Ja që ky është rasti i Jonida Maliqit.

Kur mendojmë për vdekjen, të gjithë kemi përpara syve një imazh aspak të bukur, errësirë, terr, zymtësi, ftohtësi… Megjithatë, Jonida Maliqi zgjedh që ta shohë ndryshe atë. Këndvështrimi pozitiv të bën ta shohësh në një mënyrë komplet tjetër jetën, por edhe vdekjen.

Këngëtarja ka qenë mb herët e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për emisionin “Live From Tirana”. Teksa ajo përmendte këngët e saj të preferuara dhe ato që i kishin lënë më shumë gjurmë në jetën e saj, njëra specifikisht na tërhoqi më shumë vëmendjen. Kënga që Jonida dëshiron të luhet në funeralin e saj, teksa miqtë konsumojnë shampanjë…

Jonida specifikoi pikërisht këngën “I was here” të Beyoncé. Dhe madje kur e mendon, është pikërisht ky mesazh që dëshiron që të përcillet në mbylljen e një cikli, edhe të jetës… Të thuash se unë kam qenë këtu, para çdo sfide dhe vështirësie për ta superuar gjithmonë me sukses! Ja se e komenton Jonida këtë zgjedhje të saj:

“Kjo këngë është si një reflektim për atë çfarë ke bërë, për atë që po bën dhe për atë që do të bësh deri në momentin që do ta lije këtë botë. Sa herë flas me miqtë e mi rreth një teme paksa prekëse siç është vdekja, gjithmonë kam shprehur se do doja që kjo këngë të luhej atë ditë dhe ata të konsumonin shampanjë. Ky projekt më bën të reflektoj kur jam në qetësi ose në paqe me veten. Është shumë e çuditshme pasi më ka bërë të qaj dhe nga ana tjetër më ka bërë që të eci përpara. E kam si një terapi personale”.

E ndoshta ky ishte mesazhi më i mirë që mund të përcillnim në ditën tonë të fundit mbi tokë, të japësh shpresë tek të tjerët. Siç tha dhe Jonida, kjo është terapia më e mirë!

Burimi: Top Albania Radio