Almeda Fasa publikon “Dasma me shoqni”, kolona zanore e dasmave këtë verë

Lajme

Almenda Fasa është një artiste në moshë të re, e cila ndryshe nga shumica e moshatërëve të saj, ajo ka vendosur që t’i këndojë muzikës popullore. Talenti i Almedës nuk është krejt i rastësishëm pasi në fakt ajo vjen nga një familje artistësh, pasi vëllai dhe motra e saj janë po ashtu këngëtarë.

Almeda, e cila është 22-vjec, ka rreth 7 vite që merret me muzikë, duke sjellë projekte mjaft të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Pavarësisht se derimë tani numëron tre videoklipe të publikuara, Almeda është një këngëtare mjaft e kërkuar në dasmat shqiptare.

Së fundmi, këngëtarja sapo ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Dasma me shoqni”, një projekt muzikor që pritet të jetë kolona zanore e kësaj vere.

E kontaktuar nga Melody TV, Almeda ka zbuluar më shumë për projektin e saj dhe planet që ka këtë verë.

Melody TV: Si lindi ideja për projektin tuaj më të fundit “Dasma me shoqni”?

Almeda: Ideja për projektin “Dasma me Shoqni” ishte jo e rastësishme, e kisha menduar për ta realizuar sepse është një këngë e cila lidhet me atë rrymë që unë bëj.

Melody TV: A kanë filluar prenotimet për dasma dhe mendoni se kënga juaj e fundit është një arsye më shumë pse publiku duhet t’ju ketë në dasmë si këngëtare?

Almeda: Prenotimet kanë filluar normalisht, me shpresën se cdo gjë do jetë si më përpara dhe kënga ime e fundit patjetër që do më ndihmojë dhe do jetë një arsye më shumë që publiku të më bëjë pjesë të gëzimeve të tyre familjare.

Melody TV: Cilat janë planet tuaja për këtë vere?

Almeda: Për këtë verë pritet të jem e angazhuar nëpër dasma dhe kam plan projekte të tjera që ngelen për t’u parë.