Kryefjala e të gjitha portaleve këto ditë vazhdon të jetë Festivali i këngës Fest – 58 dhe sidomos reagimet dhe postimet e moderatores së këtij festivali Alketa Vejsiu.
Duket se Alketa është e vendosur për të kthyer përgjigje për të gjithë ata të cilët kanë komentuar apo edhe ironizuar sjelljen e saj përgjatë festivalit. Një nga shënjestrat e saj ka qënë Xhemi, e cila nëpërmjet një postimi me bashkëpunëtorin e saj Salsano Rapi kanë ironizuar Alketën duke përmendur këngët e kënduara nga Vejsiu dhe ndrrimet e shpeshta të fustaneve përgjatë festivalit.
Nëpërmjet Revista Class, e cila menaxhohet nga Alketa, ajo ka postuar një foto të vjetër të Xhemit, në të cilën shkruan:
“Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit!
Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!
1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!
2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!
3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në “Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!
Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!
Juve si ju duket më mirë ?
Dikur apo Sot?”- shkruhet në profilin e revistës. Ndërkohë tek ky postim sot janë bllokuar komentet.
Pas këtij postimi ka pasuar gjithashtu një tjetër drejtuar motrave Vjollca, të cilat po kalojnë pushimet në Dubai, por është modifikuar pak pasi është publikuar:
“ “Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e showbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai!
Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit!
Çudi ne shqiptarët sa të lidhur jemi me botën arabe!
Çudi sa pak promovojmë perëndimin, stilin Italian apo francez!
Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre!
Për grimin e tyre!
Për fustanet e ngarkuar glam me xixa!
Për jetën e tyre luksoze!
Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të!
Po juve a ju duket interesant Dubai?
Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore?
Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara?
Nuk po shtojmë sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi në darkë për të fituar rrogën me krenari!
Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni në story! Cilin model pëlqen më shumë?”
Por, ky postim është modifikuar menjëherë duke vendosur si tekst vetëm “motrat Vjollca në Dubai”…
Alketa është penduar për këtë postim??
Cili do të jetë shënjestra e radhës?