Sipas postimeve të fundit, duket sikur nuk është Alketa ajo e cila ka bërë sulmet në web për Xhemin apo motrat Vjollca por menaxheria e saj e rrjeteve sociale me emrin Xhesi. Këtë fakt e ka pranuar vet ajo e cila është prezantuar në komente dhe madje duke cituar se “Duhet të argëtohemi pak këtu siç bën Xhemi tek Portokallia apo jo?”.
Direkt pas këtyre komenteve kanë vijuar reagimet e publikut kundrejt saj, e cila më pas ka reaguar duke shkruar:
“Aman mos më sulmoni mua tani. Se drejtuesja jonë është shumë, por shumë fisnike dhe s’i pëlqen këto diskurse që shpesh i quan banale/ më vjen keq që e futa në telashe se ajo është e mirë dhe kur i bëjnë keq! Edhe kur e tallin dhe ironizojnë! Edhe kur e akuzojnë se ble fustane me taksat e shqiptarëve megjithëse ka 8 vjet që drejtoj [sic] një Biznes Fustanesh, edhe kur s’i thonë Faleminderit që bëri që Festivalit t’i kthehej zhurma që i kish munguar, por i kërkojnë llogari pse bëri show siç di ajo të bëjë show. Unë e di që drejtuesja ime e paguan me heshtje këtë dhe dua shumë t’i ngjaj, por kur firmosa kontratën e punës kërkova që të mos më censuronte. S’besoj se kam ofenduar njeri, s’besoj që kam bërë diçka jo etike. Siç bën Xhemi dhe shokët e saj shaka e ironi, ju ktheva dhe unë në mënyrën naive. Ngremë gotat tani se është 2020 dhe duhet harmoni dhe paqe!” shkruan ajo sipas Anabel.
Ju si mendoni, Xhesi vërtet i ka bërë këto postime pa djeninë e Alketës, apo duhet të presim për lajmet e radhës??