Alban Skënderaj ndan lajmin më të rëndësishëm të karrierës së tij muzikore

Lajme

Alban Skënderaj është një ndër artistët më të dashur të publikut shqiptar. Që në momentet e para të publikimit, këngët e tij, shndërrohen menjëherë në hite muzikore, duke mbajtur prej vitesh pranë vetes fansa të shumtë.

Ditën e sotme, Skënderaj ka ndarë lajmin e bukur për të gjithë dashamirësit e muzikë së tij, duke njoftuar koncertin e tij të parë në stadiumin “Air Albania”, i cili do të organizohet më 6 qershor.

Këngëtari i talentuar ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka dhënë më shumë detaje lidhur me koncertin e tij.

“Motiv i jetës time”. Ishte viti 2004 kur gjithçka nisi me një refren që sot nuk është vetëm i imi por i të gjithëve. 20 vite muzikë nga takimi jonë i parë kaluan si një përplasje qepallash! Ndërkohë, midis muzikës ne bashkë jemi lidhur, kemi kënduar, kemi qeshur, kemi qarë, kemi rënë dhe jemi ringritur.
Sot, në këtë moment që po shkruaj keto fjalë ndjej sa krenari dhe mirënjohje të madhe sepse asgje që kam arritur në muzikë dhe në jetë nuk e marr për të mirëqënë!

Mirënjohje fillimisht ndaj Zotit, familjes dhe ndaj jush që në heshtje dhe besnikë, më keni dhuruar mbeshtetje dhe motiv për të mos u ndalur! Është koha për ne të ënderrojmë e fluturojmë dhe njëherë në majat më të larta sëbashku! Me sinqeritet dhe bindje të plotë mund t’ju them se ky koncert do të jetë maksimumi i asaj që unë mund t‘ju ofroj! E gjithë qenia ime si artist dhe si njeri e derdhur në një natë të vetme!


Një Mega Show ku emocionet, arti dhe spektakli do të shkrihen në një trup të vetëm! Sa shumë surpriza që mezi pres t’i ndaj me ju! Do ju mbaj të informuar në vazhdim mbi çdo detaj. Ndërkohë të dashur miq shënojeni datën! 6 Qershor! “Air Albania Stadium” TIRANË. Përzemërsisht, Albani.