Situata që ka përfshirë prej muajsh jo vetëm vendin tonë por të gjithë globin, ka qënë kryefjala e kësaj kohë.
Sigurisht ndikimi ka qënë shumë i madh tek çdokush edhe pse opinionet për vërtetësinë apo agresivitetin e këtij virusi janë të ndryshëm, kush i beson dhe kush jo.
Së fundmi, ka reaguar edhe këngëtarja Adelina Thaçi, e cila ka rezultuar pozitive ndaj virusit. Me anë të njëpostimi në “Facebook”, Adelina ka lajmëruar miqtë dhe ndjekësit e saj se testi i saj ka rezultuar pozitiv, ndërkohë që prej dy ditësh ka simptoma.
Ajo i bën thirrje të gjithëve që të kenë kujdes, të respektojnë masat dhe të mos e fshehin kur janë të infektuar.
Te dashure miq e familjare,Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa…
Posted by Adelina Thaçi Meta on E mërkurë, 8 korrik 2020