Abërija nuk përmbahet më, flet troç kundër ministres: “Moj injorante…”

Lajme

Çeshtja e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar është ende i pazgjidhur dhe artistët nuk heqin dorë nga protestat e tyre.

Albërije Hadëgjonaj ka reaguar ashpër kundër ministres Elisa Spiropali pas një deklarate lidhur me çeshtjen që ajo ka bërë në kuvend:

“Teatri Kombëtar i Shqipërisë, do të ngrihet aty, më i fortë dhe më i bukur se kurrë. Nuk kemi patur Teatër moj zonjë (i drejtohet Rudina Hajdarit), kanë qenë ca trushplarë e jo artistë. Shumica e aktorëve që kanë dhënë shpirtin në atë skenë do vazhdojnë ta japin në mënyrë dinjitoze. Ata duan të bëjnë pazar për veten e tyre, për sistemin, ju doni të mbijetoni në politikë, po në të njëjtën mënyrë. Unë dua që ju dhe të gjithë të mbijetoni dhe të keni sukses të madh në politikë. Për këtë nuk e fajin maxhoranca, e kanë fajin ata që ju nxorrën këtu. Gjejeni aty problemin”, është shprehur Spiropali.

Albërija nëpërmjet një postimi në instagram (që tashmë e ka hequr), ka thënë:

“Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistat që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e tu, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han m… për artistat“, ka shkruar ajo.

Ndërkaq edhe Rudina Hajdari i është kthyer Spiropalit:

“T’ju vijë turp që ofendoni artistët e Shqipërisë, nuk e dija që je arkitekte të na tregosh si ndërtohet. Teatri ka një shpirt që duhet të ruhet. Ju lutem mos ofendoni artistët. Të isha në vendin tuaj do të tërhiqja atë fjalë”.