A e dini se sa këngë ka në repertorin e tij Ylli Baka?

A e dini se sa këngë ka në repertorin e tij Ylli Baka?

Lajme

Ylli Baka është padiskutim një ndër artistët mjaft të talentuar të muzikës popullore shqiptar. Artisti i dashur ka qënë një ndër të ftuarit e programit “Ndryshe” në Top Albania Radio, drejtuar nga Paloma dhe Salsano Rrapi.

Në lidhjen e tij telefonike, këngëtarit i është drejtuar pyetja se sa këngë numëron në repertorin e tij dhe përgjigjia do t’ju habisë.

Ylli Baka ka në total 170 këngë, 90 prej të cilave janë të shoqëruara me videoklipe.

Artisti ka zbuluar gjithashtu se po punon për projektet e reja muzikore dhe katër këngë janë gati dhe priten të publikohen rreth muajit Maj.