Megi Pojani, në podkastin “Me Kast”, me motrat e saj, Inën dhe Marselën, mes të tjerash diskutuan edhe për një ndër marrëdhëniet më të përfolura, atë të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Moderatorja zbulon se dyshohet se shkak i ndarjes së tyre është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Megi thotë se dyshja janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke mos i zgjidhur dot problemet.
“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, tregon Pojani.
Lidhur me këtë deklaratë të Megit, reperi i njohur, Stresi ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke kërkuar që të ketë më shumë respekt për ish-çiftin.
Teksa a shpërndarë një lajm që përmbante deklaratën e Megit, Stresi ka shtuar një koment: “Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin.”