Xhavit Dedej: Nga lokali në studio me “bobin”

Lajme

Ju kujtohet kënga shumë e famshme “Bobi Xhixhi” nga Xhavit Dedej dhe Pandora? Me siguri që po sepse këndohej nga i madh dhe i vogël në vitet 2000.

Në emisionin Soiree, në Top Channel, Xhavit Dedej na ka zbuluar si ka lindur kjo këngë.

“Ishim në lokal me Pandorën, e cila edhe atëherë ishte shumë e njohur dhe Gramoz Kozeli na thotë për këngën “bobi”. Shkojmë në studio, e punuar bashkë dhe kur e dëgjuam, thamë qënka e bukur, kjo kënga do këndohet nga kalamajt e vegjël dhe rinia, por pasi e nxorrëm dëgjonim nëpër rrugë të gjithë duke thënë “bobi xhixhi”, edhe ngeli kështu njëri “bobi” tjetri “xhixhi”” – u shpreh Xhavit Dedej.