“Bёj atё qё tё thotё zemra!” nga Aurel Thellimi

Lajme

Aurel Thëllimi një nga artistët më të mirë të skenës, baritoni i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si edhe aktiv me pjesëmarrjet e tij në festivalet më të rëndësishme të skenës sonë. Sot na flet për projektet e tij të reja dhe planet.

Pas shumё vitesh u rikthyet nё festivalin e RTSH me këngën “Tё dua ty”. Si ishte kjo eksperiencё pas kaq kohёsh?

Aurel Thellimi: Pasi mora njё ftesё nga festivali e mora nё konsideratё. Duke marrё parasysh rёndёsinё qё vetё festivali ka, krijuam njё material i cili u vlerёsua shumё nga kritika europiane dhe bloger-i i “Eurosong”. Ishte nje material professional i cili depёrtoi nё zemrat e publikut dhe arriti edhe qёllimin e tij.

Dy këngët e tua të fundit “Tё dua ty” dhe “Shpirt fukara” i janё dedikuar dashurisё. Çfarё po ndodh me Aurelin momentalisht?

Aurel Thellimi: Kёngёt e mia tё fundit mё kanё dhёnё njё sadisfaksion tё veçantё, pasi mesazhi i kёngёve ka depёrtuar nё treg duke u kthyer nё kёngё qё kёndohen e pёlqehen nga çdo moshё. Mbase fjalёt me kuptim pёr dashurinё kanё bёrё tё gjejnё veten shumё artdashёs.

“Shpirt fukara” njё kёngё qё u pёrqafua nga publiku. Ishte njё pёrjetim i juaji personal meqёnёse ju jeni edhe tekstshkruesi i kёngёs?

Aurel Thellimi: Njeriu dashuron nё mёnyrё individuale. Ndjesia e kёsaj kёnge lindi prej njё mbrёmje melankolike imja, qё mё shtyu tё shkoja tek De Vox pёr tё realizuar njё kёngё. Ёshtё me rёndёsi pёr mua qё kёnga tё ketё suksesin e duhur, lidhur kjo me ndjesinё emocionale qё ka vetё ky material, me njё mesazh tё qartё: “Bёj atё qё tё thotё zemra!”

Nёse do tё duhej tё zgjidhje mes Teatrit tё Operas dhe Baletit dhe karrierёs jashtё tij, cila do tё ishte zgjedhja juaj?

Aurel Thellimi: Profesioni im ёshtё kёngёtar. Zoti mё ka dhёnё dhuntinё tё interpretoj muzikёn tradicionale nё karakter. Ku ka mё mirё se ta bёsh. Pёr tё gjitha zhanret muzikore, dashuria pёr to ёshtё e njёjtё sepse edhe emocioni ёshtё i tillё.

Cilat janё planet e tua tё ardhshme?

Aurel Thellimi: Planet janё objektiv pёr jetёn pёr çdo njeri. Tё shpresojmё tё realizohen, sepse e tillё ёshtё jeta; tё tjera mendojmё e tё tjera bёjmё.

Nё ditёt e sotme, çfarё tё bёn njё kёngёtar tё suksesshёm?

Aurel Thellimi: Tё depёrtosh nё aktualitetin njerёzor ёshtё suksesi i momentit. E rёndёsishme ёshtё qё kёnga jote tё dёgjohet nga çdo moshё, tё gjesh atё qё do audienca, tё jesh i pёrbashkёt shpirtёrisht.

https://www.youtube.com/watch?v=_iVX-7G1X8M