“Nuk e kisha në plan ta publikoja por…”/Alban Chela sjellë remiksin e ri të titulluar “SHOTA”!

Lajme

Dj dhe producenti i njohur Alban Chela së fundmi ka sjellë remiksin e tij më të ri të titulluar “SHOTA”. I pyetur nga gazetarja Marisa Karabeci se si ka lindur ky projekt, Albani është përgjigjur kështu: 

Ky projekti nisi si fillim thjesht si një remix për setin tim. Nuk ishte në plan që të publikohej por e kisha vetëm për ta luajtur në clubet ku unë performoj. Para disa kohësh postova një video ku unë po performoja këtë remix në TikTok dhe video u bë virale. Njerëzit filluan të komentonin dhe po e kërkonin këngën. Pas pak ditësh postova edhe një video tjetër dhe ajo u bë sërish virale kështu që mendova që ky remix duhet publikuar.

Sa i përket remix-it të vjetër, Chela thotë se: 

Kontaktova me Unikkatil, ia tregova dhe e pëlqeu shumë dhe kështu vendosëm ta publikojmë. Remixi u bë shumë popullor dhe momentalisht luhet pothuajse në çdo club ose mbrëmje në të gjithë diasporën. 

Cilat janë projektet e radhës?

Momentalisht jam duke punuar me disa këngëtarë shqiptarë dhe të huaj dhe janë shumë materiale të reja që do të dalin shumë shpejt. 

Remiksin mund ta ndiqni edhe në Melody TV, kanali 112 në Digitalb.