“Jam mbreti por kam nevojë për një mbretëreshë”/ Noizy bën lëmsh rrjetin

Lajme

Ndërkohë që sezoni i verës ka ardhur, artistët vijojnë të jenë sa më aktivë me muzikën e tyre. Shmë prej artistëve shqiptarë kanë nisur punën për projektet e tyre muzikore, për të luftuar për hitin e kësaj vere.

Ditën e sotme, një postim i Noizy-t ka bërë lëmsh rrjetet sociale. Reperi i njohur ka publikuar një fotografi më këngëtaren e famshme, Era Istrefi, e cila është rikthyer në treg më fuqishëm se kurrë.

“Unë jam mbreti por kam nevojë për një mbretëreshë te kalaja”, ka shkruar Noizy bashkangjitur postimit të tij, ku shihet së ashku me Istrefin.

Menjëherë pas publikimit të fotografive, fansat janë të bindur se bashkimi i dy artistëve do të sjellë një prej porjekteve më të bukura të kësaj vere.

Ndërkohë që nuk ka zbuluar më shumë detaje, fansat po presin me padurim prurjen më të re të Noizy dhe Erës.